Aktivitete 2011

logo

Aktivitetet e JAAK në vitin 2011

09.12.2011, Meeting – Takimi rajonal i JICA Alumnit e Ballkanit

Takimi rajonal u mbajt në Tiranë, Shqipëri, më 09 Dhjetor 2011. Qëllimi i këtij takimi ishte, shkëmbimi i përvojave në mes të JICA Alumnitë e Ballkanit dhe diskutimi mbi planifikimin e aktiviteteve për të ardhëmen. Në këtë takim, JAAK u përfaqësua nga dr. Jehona Shalqini, JAAK dhe znj. Arbërore Riza, koordinatore e zyrës së JICA në Kosovë.

Për të zgjëruar bashkëpunimin rajonal, në mbyllje të takimit, të gjitha vendet u dakorduan për të hartuar një strategji për bashkëpunimin midis JICA Alumnit e Ballkanit, që do të përmirësionte dhe do të ipte një orjentim për punën e ardhëshme.

17.11.2011, Seminar – Menagjimi i Spitalit TQM- për të nesërmen më të mirë, për të gjithë”

Seminari u mbajt në Hotel Grand, Prishtinë, më 17 Nëntor 2011, i organizuar nga JAAK dhe JICA nën mbështetjen e MSH. Qëllimi i këti evenimenti ka qenë paraqitja e përvojave, të fituara nga trajnimi i cekur para institucioneve të Kosovës. Përveç përfaqësuesve të JICA, zyra e Kosovës, në seminar morrën pjesë Dr. Prof. Ferid Agani, Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ilir Tolaj, Sekretari i Përgjithshëm i MSH, Dr. Skender Syla, përfaqësues i OBSH-zyra në Kosovë, pjesëmarrës nga organizatat shëndetësore të Kosovës dhe 4 përfaqësues të mediave që kanë mbuluar këtë ngjarje.

Znj. Yumi Yasuda, Eksperte/këshilltare e ODA-s, e hapi seminarin dhe informoi pjesëmarrësit për projektet që janë zhvilluar në Kosovë, nga viti 2009, qëllimi i të cilëve është ngritja e kapaciteteve njerëzore, të institucioneve shëndetësore në Kosovë. Dr. Prof. Ferid Agani, Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë, faleminderoi Qeverinë japoneze për mbështetjen që i ka dhënë institucioneve të Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Shëndetësisë, “Është një kënaqësi që marrë pjesë në këtë seminar, pos së cilës do të fillon një fazë e re e bashkëpunimit. Ky bashkëpunim ka një rëndësi të veçantë, sepse kjo hapë mundësi të reja të bashkëpunimit” Z. Xhevat Ukaj prezantoi përvojën e vet të fituar për këtë temë në trajnimin që ka ndjekur në Japoni. Pas prezantimit te bere, pat diskutime te shumta rreth temes se paraqitur.

09.10.2011 – Dita e kulturës Japoneze në Prishtinë

Kendo
Për herë të dytë në Prishtinë është organizuar Dita e kulturës Japoneze nga JAAK, nën mbështetjen e JICA. Kjo ngjarje kulturore u organizua për të promovuar kulturën japoneze dhe traditat. Qëllimi:

  • Njoftimi me Kulturën japoneze
  • Informimi mbi aktivitetet e JICA

Pjesa e dytë është organizuar jashtë, në hapësirën para Toskanës ku popullata pati rastin të shoh:

  • Demonstrimin e “KENDO-s & fotografi”
  • Demonstrimin i kaliografisë
  • Demonstrimin e “Origami-Shijimi i ushqimit japonez
  • Ekspozita e fotografive e të rinjëve Kosovë- Japoni

23.07.2011 – Dita e Kulturës Japoneze në Prizren

Pjesa e parë e këtij evenimenti, u organizua në Hamam, i cili u hap me një fjalë rasti nga Kryetarja e JAAK Nezakete Hakaj për:

  • Bashkpunimi R. së Kosovës me Qeverinë e Japonisë, Ramadan Muja, Kryetar i K.Prizrenit
  • Bashkëpunimi dhe pritjet në Kosovë, Saturo Kurosawa, Drejtori JICA për Ballkan
  • Fjalë përshëndetëse nga drejtori i kompa. Ekoregjioni
  • Prezantimi i filmit dokumentar “3R”

Në bashkpunim me Doku Fest- Doku Kids dhe JAAK, në shkollën e muzikës ”Lorenc Antoni” u mbajt një seminar i origamit

28.06.2011, Koncerti Memorial në nder të viktimave të tërmetit masiv që pasuan nga  cunami që goditi Japoninë më 11 mars 2011

28 Qershor 2011, Salla e Kuqe, Pallati  i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë. Nën përkujdesin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është organizuar një koncert përkujtimor për nder të viktimave të tërmetit masiv që pasuan nga cunami që goditi Japoni më 11 mars 2011.

Në këtë aktivitet, Filarmonia e Kosovës dha një koncert me pjesë muzikore me motive japoneze në shenjë solidariteti me viktimat e 11 mars 2011, ndërsa pas koncertit të pranishmit nënshkruar në librin e zisë / ngushëllime, ku ishte  e hapur edhe ekspozitatme foto nga kultura Japoneze e organizuar nga JAAK, si pjesë e manifestimit.

09.06.2011, Seminar  - Politikat mjedisore të Mega qytetit dhe menagjimi mjedisor

Seminari u organizua në Komunën e Prishtinës, më 9 Qershor 2011, nga JAAK, JICA nën mbështetjen e Komunës së Prishtinës. Nga znj.Florije Mazreku, z.Gezim Ferizi, ish pjesëmarrës në trajnim, në Japoni prezantuan përvojat e tyre të marra në Japoni dhe znj.Jehona Mavraj, zyrtare për mjedis ne K.K Prishtinës prezantoi gjendjen dhe menagjimin e mjedist në komunën e Prishtinës. Në seminar morrën pjesë përfaqësuesit e JICA, zyra në Kosovë, anetar te JAAK, MMPH,UP, MKRS, GIZ, Dep. i urbanizmit, CC Prishtinë, Komuna e F. Kosovës, Podujevës, Gllogovcit, INKOS. Nga diskutimet e bëra dolën edhe konkluzat:

1. Paralelizëm në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit

  • Politikat e mjedisit në nivel lokal
  • Rritja e sistemit të menaxhimit të mjedisit
  • Masat urgjente për parandalimin e ndotjes dhe humbjes së energjisë

2. Bashkëpunimi në mes të palëve të interesuara

11.03.2011, Seminar - Strategjia e shëndetit  reproduktiv për zyrtarët e lartë të OJQ-ve - Zhvillimi i Kapaciteteve të qëndrueshme të OJQ-ve

Seminari u mbajt më 11 Mars 2011. Dr. Jehona Shalqini paraqiti  përvojën e saj për Shëndetin Reproduktiv,  të fituar gjatë trajnimit në Japoni. Pjesëmarrësit ishin kryesisht nga Sektori i Shëndetësisë, OJQ-të për shëndetësi dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të interesuar për sistemin shëndetësor të Japonisë dhe me këtë rast pati mjaft diskutime.

10.03.2011, Seminar -  Zyra e Informacionit të Shefit (CIO) për E- Promovimin e Qeverisë

Ky seminar u zhvillua në Ministrinë e Administratës Publike më 10 mars 2011, nga z.Driton Blakqori dhe z.Neron Berisha, pjesëmarrës në trajnim, në Japoni. Znj. Yumi Yasuda, JICA ekspertëve dhe këshilltare e ODA foli për rëndësinë e shkëmbimit të njohurive. Z. Driton Blakcori (djathtas) dhe z. Neron Berisha (majtas) paraqitën  përvojat e tyre të marra në Japoni për E- Promovimin e Qeverisjes.
Shumica e audiencës ishin zyrtar të Departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Administratës Publike.

07.03.2011, Seminar - Identifikimi i rreziqeve nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjeve në Kosovë

Seminar i organizuar me 7 Mars 2010,  nga JAAK-së, me iniciativën e JICA-së dhe me mbështetjen e MMPH. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i  i përvojave të marra në Japoni   nga kandidati, i trajnuar  për Teknikat e shpëtimit në Japoni, për çështje të rrëshqitjes së tokës dhe prezantimi i gjendjes në Kosovë nga kjo fushë që u bë nga ekspertët e  institucioneve të ndryshme të Kosovës. Në punëtori morën pjesë edhe eksperti i ODA- JICA dhe koordinatori teknik i JICA.

Fjala hyrëse u bë nga Yumi Yasuda (ekspert JICA) dhe Nezakete Hakaj, kryetare e JAAK. Gjatë këtihj seminari prezantuan z. Januz Mehmeti (KEK), z. Ramë Hamzaj, z.Hazir and z. Çadraku, Fidaim Sahiti nga MMPH, prof. Ahmet Bytyqi, z. Sylejman Bejta nga MZHE dhe z. Ejup Maqedonci (FSK).

Temat e paraqitura:

  • Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në rast të rrëshqitjes së tokës dhe përmbytjeve” (FSK)
  • Historia e rrëshqitjes së tokës në sektorin perëndimor dhe faktorët që e kanë shkaktuar rrëshqitjen e tokës, Januz Ahmetaj (KEK)

28.02.2011, Seminar - Qeverisja Lokale

Seminari  për Vetëqeverisje Lokale u  organizua nga JAAK dhe JICA nen mbeshtetjen e  në Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Prezentimi  në këtë seminar u bë nga Suzana Kosumi, ish-pjesëmarrëse në trajnim, në Japoni. Qëllimi i këtij seminari ishte informimi mbi përvojat dhe praktikat e Qeverisë  Japoneze dhe Pushtetit lokal, në Japoni. Përveq zyrtarëve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në këtë seminar të pranishëm ishin edhe  ekspertja e JICA, Këshilltare ODA-s, znj. Yumi Yasuda dhe Kryetarja e JAAK-s, znj. Nezakete Hakaj.

Gjatë këtij seminari u dha një pasqyrë e gjerë e kursit  të trajnimit,  përvojave, ligjëratave dhe vizitave që i ka bërë në Japoni. Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit ishin të interesuar të dinë më shumë për praktikat e qeverisjes lokale në Japoni. Seminari  për Vetëqeverisje Lokale u  organizua nga JAAK dhe JICA nen mbeshtetjen e  në Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Prezentimi  në këtë seminar u bë nga Suzana Kosumi, ish-pjesëmarrëse në trajnim, në Japoni. Qëllimi i këtij seminari ishte informimi mbi përvojat dhe praktikat e Qeverisë  Japoneze dhe Pushtetit lokal, në Japoni.

Përveq zyrtarëve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në këtë seminar të pranishëm ishin edhe  ekspertja e JICA, Këshilltare ODA-s, znj. Yumi Yasuda dhe Kryetarja e JAAK-s, znj. Nezakete Hakaj. Gjatë këtij seminari u dha një pasqyrë e gjerë e kursit  të trajnimit,  përvojave, ligjëratave dhe vizitave që i ka bërë në Japoni.Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit ishin të interesuar të dinë më shumë për praktikat e qeverisjes lokale në Japoni.

27.01.2011, Seminar - Menagjimi mjedisit në nivel lokal

Seminari për Menagjimin e Mjedisit në Nivel Lokal, u organizua në Komunën e Mitrovicës, më 27 janar 2011, nga z. Xhelal Shabani ish pjesëmarrës në trajnim, në Japoni. Qëllimi i këtij seminari ka qenë  përcjellja e përvojave të pjesëmarrësve të trajnuar në Japoni, në lidhje me Menagjimin e Mjedisit në Nivel Lokal.

Në seminar morrën pjesë përfaqësuesit e JICA zyra në Kosovë, JAAK, të komunës së Vitisë, Komunës së Fushë Kosovës, të Fakultetit Xehtaro– Metalurgjik,  Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  dhe të Komunës së Mitrovicës. Me këtë rast Zëvendës kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Erol Zekirija,  drejtori i Drejtorisë për mjedisdhe kryetarja e JAAK, me një fjalë rasti përshëndetën të pranishmit.

Nga z. Xhelal Shabani, u prezantuan përvojat e marra në Japoni, mënyrën se si menagjohet mjedisi në nivel lokal në Japoni,  sistemin menagjues mjedisor që aplikohet nga industritë e Japonisë dhe si i ka bartë ato përvoja në Kosovë. Pas prezantimit të bërë u hap diskutimi mbi menagjimin e mjedisit në nivel lokal në Kosovë. Në fund dolën konkluzat për nevojën e shfrytëzimit të përvojave japoneze në Kosovë, si praktika të mira për menagjim të mjedisit në nivel lokal.

Qëllimi i këtij seminari ishte informimi mbi përvojat dhe praktikat e Qeverisë  Japoneze dhe Pushtetit lokal, në Japoni. Përveq zyrtarëve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në këtë seminar të pranishëm ishin edhe  ekspertja e JICA, Këshilltare ODA-s, znj. Yumi Yasuda dhe Kryetarja e JAAK-s, znj. Nezakete Hakaj.Gjatë këtij seminari u dha një pasqyrë e gjerë e kursit  të trajnimit,  përvojave, ligjëratave dhe vizitave që i ka bërë në Japoni. Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit ishin të interesuar të dinë më shumë për praktikat e qeverisjes lokale në Japoni.