Aktivitete 2009

logo

Aktivitetet e JAAK në vitin 2009

22.12.2009, Kuvendi i parë i JAAK


Më 22 Dhjetor 2009, u mbajt takimi i parë vjetor i JAAK, në restorantin Garden në Prishtinë, ku përveq pjesëmarrësve në programin e trajnimeve të JICA-s, në Japoni,  të pranishëm ishin edhe Z. Tetsuo Kondo dhe Znj. Aiko Kado nga UNDP.

Për aktivitetet e realizuara dhe ato që do të realializohen në të ardhëmen, në emër të Bordit të JAAK raportoi Kryetari i Shoqatës JAAK, Nezakete Hakaj.

Si vit nismëtar për JAAK, nga diskutimet e shumta të pjesëmarrësve, u reflektua një frymë e entuziazmit, për angazhimin e tyre në realizimin e aktivitetev të planifikuara.

29.10.2009, Takimi i Asociacioneve Alumni JICA, të Regjionit të Ballkanit

Pjesmarrja në takimin regjional  të asociacioneve Alumni, të Regjionit të  Ballkanit, mbajtur  me 29 dhe 30 tetor 2009, në Tiranë. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave të asociacioneve të shteteve anëtare të JICA Alumni në Ballkan dhe formimi i grupeve punuese për fusha të ndryshme, me rëndësi për zhvillim të shteteve anëtare dhe  diskutim i planeve për aktivitete, në të ardhmen.

Në këtë takim JAAK, si Alumni Asociacioni më i ri, u përfaqësua nga Sekretari, Z. Halit  Xhema dhe anëtari  bordit Z. Hasan Avdiu.

Për të ngritur bashkpunimin rajonal, në mbyllje të takimit u vendosën objektivat e përbashkëta, për planet dhe aktivitetet që do të ndiqen, krahas aktiviteteve të veçanta të tyre.

03.08.2009, Workshop - Mbajtja e puntorisë “ Issue Analysis Workshop in Kosovo”

Puntoria u organizua nga JICA më 3 dhe 4 Gusht 2009, në Prishtinë. Tema e kësaj puntorie ka qenë identifikimi i problemeve në sektorët e ndryshëm, analiza e tyre dhe gjetja e shkaqeve dhe aktorëve.

Në puntori morrën pjesë edhe Z. Ken Yamada, Zv. Drejtor i Zyrës Rajonale të JICA për Ballkanin dhe Znj. Ana Stamatovic, zyrtare e programit pran kësaj zyre. Me këtë rast u bë një hulumtim për gjetjen e mundësive më efektive për zbutjen e problemeve të identifikuara. Puntoria u moderua nga ekspertët e JICA Znj. Sato dhe Znj. Seti dhe presidenti i Shoqatës JAAA të Shqipërisë Z. Sokol Konomi.

14.04.2009, Takimi i tri JICA Alumni Asociacioneve

Më 14 Prill 2009 u mbajt takimi me përfaqësuesit e tri Alumni asociacioneve, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Nga ana e JAAK u shpalos plani për vitin 2009. Në takim u prezantuan përvojat e asociacioneve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku u dha një pasqyrë e organizimit të asociacioneve të tyre dhe aktiviteteve, të cilat janë duke i zhvilluar. Përvojat e prezantuara nga këto asociacione ishin një ndihmes e madhe për zhvillimin e aktiviteteve të JAAK.

13.04.2009, Ceremoniali i Themelimi të Shoqatë JICA Alumni Asociacioni i Kosovës – JAAK

Shoqata joqeveritare JICA Alumni Asociacioni i Kosovës (JAAK) u themelua me iniciativën e pjesëmarrësve, në trajnimet e mbajtura në Japoni nën mbështetjen e Agjencisë se Japonisë për bashkëpunim ndërkombëtare (JICA), më 13 Prill të vitit 2009.

Në këtë ceremonial, morrën pjesë Z. Masao Shikano, Chief Representative of JICA Balkan Office, Z. Ken Yamada Deputy, Z. Kurosaëa Satoru, Resident Representative of JICA Balkan Office, Z. Tomoyuki Tatsumi, JICA, President i JAAA të Shqipërisë, nga JAAM e Maqedonisë dhe përfaqësues nga Qeveria dhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës.

Pas ceremonialit të Themelimit të JAAK, në lokalet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajt koncerti i filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Z. Toshio Yanagisawa.

11.02.2009, Seminar - Hetimi i vendit të ngjarjes pas shpërthimit të  eksploziveve dhe bombave dhe analizimi i tyre

Për të përcjellë përvojat e marra nga trajnimet e përcjellura në Japoni, nga pjesëtar të ndryshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, JAAK , më 11 Shkurt 2010, në Prishtinë, ka organizuar Seminarin e parë me temën – Hetimi i vendit të ngjarjes pas shpërthimit të  eksploziveve dhe bombave dhe analizimi i tyre. Prezantimet u bënë nga Sokol Dedaj, zyrtar nga Policia e Kosovë. Qëllimi i këtij seminari ka qenë njohja me llojet e eksplozivëve, me teknikat dhe specifikat e rasteve të eksplodimit.

Në seminar morrën pjesë 33 pjesëmarrës, nga institucionet relevante të Kosovës; nga radhët e policisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendëshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Znj. Yumi dhe Konako dhe përfaqësuesve të JICA, të cilët me një fjalë rasti përshëndetën të pranishmit.

Prezentimet e bëra zgjuan interesim të lartë nga pjesëmarrësit, të cilët u ndërlidhen me pyetje të shumta dhe diskutime. Në fund të Seminarit u nxorrën konkluzionet, që rrjedhën nga vet pjesëmarrësit.

Konkluzat

  • Policia e Kosovës posedon aparaturën Liquid cromatogrraph mass spectrometer, mass spectrometer (LCMSMS). Mirëpo nuk po munden me e fut në funksion për shkak të stafit të patrajnuar. Është shumë me rëndësi që të gjendet mënyra për sigurimin e një eksperti nga Japonia, i cili njef apartain në fjalë dhe i cili do të përgatitë stafin për të punuar me këtë aparat.
  • Blerja e mikroskopit elektronik skanues (SEM), i cili do të ndihmonte në ekspertizën e zbulimit të rasteve kriminale dhe trajnimit të stafit për këtë aparaturë.
  • Krijimi i databazës për nevojat e forenzikës, për futjen e të gjitha të dhënave; llojeve të rasteve kriminale të vështrimit të vendit të ngjarjes
  • Nevoja për trajnimin e policisë për çështjet e eksplozivit
  • Sigurimi i detektorëve për eksploziv
  • Sigurimi i mjetit transportues për eksploziv
  • Rishikimi i Udhëzimit Administrativ për përdorimin e mjeteve piroteknike. Ky U.A është shumë i rëndësishëm pasi që mjetet piroteknike në Kosovë përdoren pa një kontrollë të mirëfillt.