Aktivitete 2014

logo

Aktivitetet e JAAK në vitin 2014

22.02.2014, Dita e Kulturës Japoneze 2014

Në Teatrin e Qytetit të Komunë së e Gjilanit, u organizua Dita e Kulturës Ja-poneze. Për organizimin e kësaj dite gjilanasit u informuan përmes web faqes së JAAK, mediave Kosovare dhe përmes fletushkave të cilat u shpërndanë nga nxënësit e shkollës teknike, në Gjilan ” Mehmet Isait “.
Dita e Kulturas Japoneze u organizua nga JICA Alumni Asociacioni i Kosovës (JAAK), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe membështetjen e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA).
Kjo ngjarje kulturore e organizua për të promovuar kulturën dhe traditën japonez. Mbi 130 njerëz morën pjesë ne kete eveniment. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:

  • Njoftimi me Kulturën japoneze
  • Informata mbi aktivitetete JICA

Pjesa e parë e kësaj ngjarje është organizuar në Teatrin e Qytetit, në Gjilan. Me një fjalë rasti këtë ngjarje e hapi znj. Nezaket Hakaj, Presidente e JAAK. Ajo falenderoi Kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen e dhënë, për të organizuar këtë ditë. Ndër të tjera ajo tha ” Qëllimi i takimit të sotëm është promovimi i diverzitetit kulturor japonez, që do të na ofroj një horizont të ri për tu njoftuar me kulturën dhe traditën e lashtë të popullit japonez po gjithashtu të ofroi një gamë të gjërë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe
Japonisë jo vetëm në fushën e kulturës por edhe fusha të tje-ra“.

Me një fjalë rasti këtë eveniment e përshëndeti Kryetari i Komunës së Gjilani, z. Lutfi Haziri. Me këtë rast, ai tha „Qeveria Japoneze vazhdimisht ka investuar në Gjilan, si në shëndetësi, ambient dhe në shumë fusha të ndryshme, për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Gjilani është Japonia e Kosovës, siç është Japonia për Azinë. Kjo ditë edhe në vitet e ardhshme do të organizohet nga Komuna e Gjilanit dhe do të ketë të ftuar nga sfera të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, e në veçanti nga shteti i Japonisë. Uroj të gjithë të pranishmit që të ndjehen mirë me prezantimet e kulturës japoneze këtu në ambientet e Teatrit të Qytetit”.

Në vazhdim znj. Znj Kanako Terui, këshilltare e JICA dhe eksperte / ODA, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit. Ajo foli për aktivitetet e JICA në Kosovë dhe pritjet e aktiviteteve të JAAK në të ardhshmen.
Entuziastja e kulturës japoneze, Lisa Sahatciu, 11 vjeçe, recitoi një recital në gjuhën japanese: “Tale e Heike”, nga klasikët e mëdhej të letërsisë mesjetare japoneze. Të gjithë të pranishmit u mahnitën me recitalin e kësaj voglushe dhe e përcollën me një aplauz të madhë.
Më pastaj u prezantua një film dokumentar për përvojat e JICA ” Promovimin e 3R në Japoni”

Pjesa e dytë e këtij evenimenti u organizua në Galerinë e Teatrit të Gjilanit, ku gjilanasit patën mundësinë të shohin fotot nga kultura japoneze dhe Demonstrimin e „Kaliografisë“, duke I falenderuar z. Yusuke Hara dhe Demonstrimin e „Origamit“, duke I falenderuar Z. Shigehiro Shibata.
Prof. Naim Shaqiri ,me nxenesit e shkolles se mesme teknike ne Gjilan “Mehmet Isai”, kontribuan ne organizimin e Dotes se Kultures Japoneze.

20.02.2014, Workshop – Zhvillimi i industrisë lokale në rajonet bujqësore duke forcuar kapacitetet e menaxhimit dhe marketingut

Punëtoria “Zhvillimi i industrisë lokale në rajonet bujqësore duke forcuar kapacitetet e menaxhimit dhe marketingut”, u organizua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural / Departamenti i Analizës Ekonomike dhe statistikat bujqësore më 20 shkurt 2014, nga znj. Donjeta Pozhegu, analiste për vlerën e agro – ushqimit . Punëtorinë e hapi z.Skender Bajrami, analist ekonomik ipylltarisë.

Në pjesën e parë të punëtorisë u dha një pasqyrë për “zhvillimin lokal të industrisë në rajonet bujqësore, forci-min e kapaciteteve të menaxhimit dhe marketingut ” dhe përvojat e fituara në Japoni. Në fund u prezantua plani i veprimit, një projekt që do të zbatohet nga znj.Donjeta Pozhegu në vitin 2014 ,dhe në fund u hap një diskutim.

Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë përcjellja e përvojave të fituara në trajnimin e mbajtur në Japoni, në lidhje me industrinë e zhvillimit lokal në rajonet bujqësore, forci-min e kapaciteteve të menaxhimit dhe marketingut. Gja-të punëtorisë u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe hapat e ardhshëm që do të mirren për zbatimin e planit të veprimit. të projektit të sajë.

Të pranishëm në këtë seminar ishin , Delvina Hana , Ade-lina Maksuti , Skender Bajrami , Shkelqim Duraku , Sha-ban Dreshaj , Belgin Dabiqaj , Haki Xhaferi , Habil Zecqiri , Nysrete Doda , Alisa Cangonj , Gentrit Bytyqi , Valentina Metaj (tre të fundit janë praktikantë në Ministrinë , Mentor Azemi dhe Hajriz Neziri mësuesit në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë dhe Vushtrri .
Ata kanë treguan interes qe në shkollat e mesme Bujqësore të organizohen ligjerata të ngjashme për nxë në sit dhe studentët , që kë to njohuri të i ndajnë përvojën e fituar në Japoni.

06.02.2014, Forum – Menaxhimi i mbeturinave të ngurta nga Qeveria lokale

Forumi mbi Ndarjen e mbeturinave të ngurta të ndërtimit, u organizua nga Departamenti për standarde dhe politika të inxhinierisë dhe Menaxhimi i ndërtesës së Qeverisë/ Ministria e Administratës Publike, më 6 shkurt 2014 nga znj. Mimoza Kurteshi, Drejtoresh e Departamentit për politikat inxhinjerike. Me një fjalë rasti këtë Forum e përshëndeti znj.Nezakete Hakaj , Presidente e JAAK.

Në pjesën e parë të Forumit është dhënë prezantimi për Ndarjen e mbeturinave të ngurta të ndërtimit, për përvojat e fituara në Japoni dhe prezantoi realizimin e Planit të Veprimit, të cilin e ka zbatuar në vitin 2013. Në pjesën e dytë të Forumit u hap diskutim dhe në fund u dhanë konkluzat dhe rekomandimet. Në Forum u diskutua për gjendjen ekzistuese ne Kosove.
Qëllimi i këtij Forumi ka qenë ndjekja e përvojës së pjesëmarrësve të trajnuar në Japoni , në lidhje me Ndarjen e mbeturinave të ngurta të ndërtimit dhe paraqitja e pilot projektit. përfaqësues të UN- Habitat Në Forum morrën pjesë përfaqësues nga ministritë relevante, komunat dhe Kosovë. Gjatë diskutimit u elaboruan mundësitë e ndërgjegjësimit të pronarëve dhe të ndërtuesve të ndërtimeve të reja për të zvogëluar mbeturinat gjatë procesit të ndërtimit. Në këtë kontekst u pa që ndarja e mbeturinave të ngurta nga burimi është gjëja e parë për të filluar me punë.

Nga komuna e Prishtinës ishin Fatbardha Mehmetukaj dhe Dukagjin Gashi, të cilët diskutuan për projektet dhe problemet që po e atakojnë qytetin e Prishtinës dhe komunën në përgjithësi, me çka u pajtuan edhe përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, Ferizajit, Obiliq dhe gjithashtu edhe përfaqësuesja e Un- Habitatit. Si rekomandim doli që të gjitha institucionet dhe vetyë pronarët duhet të fillojnë të I menaxhojnë këto lloje të mbeturinave, ashtu si që është e paraparë me legjislacion e jo të hidhen nëpër fusha e brigje të lumenjëve që mund të shkaktoinë dëme në mjedis.

Rekomandimet dhe Konkluzat
Nga të gjithë pjesëmarrësit Konkluzioni ishte: Fillimi serioz i ndarjes së ketyre mbeturinave nga burimi dhe për të ndarë përvojat ndërmjet zyrtarëve lokal.

Si rekomandimi kryesor ishte që grupet e synuara do të jenë kryesisht kompanitë, ekspertët zyrtaret e ndërtimit , të cilët janë drejtpërdrejt të përfshire në prodhimin e ndërtimit dhe mbeturinat e rrënimit , te cilet duhet të fillojë me ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave të ngurta të ndërtimit, si duhet.

05.02.2014, Seminar – Bashkëpunim i tanishëm i ODA-s Japoneze në Kosovë

Zyra e JICA Ballkanit mbajti seminarin ” Bashkëpunim i tan-ishëm i ODA-s Japoneze në Kosovë” në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë, më 5 shkurt 2014. Seminari u hap nga z. Gëzim Kasapolli. Ai falënderoi për va-zhdimësinë e mbështetjes së Kosovës nga ana Qeverisë japoneze.

Znj. Nezakete Hakaj, Prezidente e JAAK, në fillim , në emër të JICA Alumni Aso-ciacioni të Kosovës I uroi ODAs – Zhvilli-mi i Asistencës Zyrtare Japoneze, 60 vjetorin e punes, e cila ka kontribuar në të gjitha format e sajë, në mbësht-etjen e progresit të vendeve në zhvillim, duke përfshirë edhe Kosovën. Ajo dha një pasqyrë të aktiviteteve të JAAK-s, ndër të tjerat ajo tha: “Në fund , edhe një herë e falënderojmë Qeverinë japoneze dhe JICA për mbështetjen e dhënë për trajnimin e personave dhe për themelimin e e JICA Alumni Asociacioni i Kosovës, i cili po i hap mundësitë e reja për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë”.

z. Toshiya Abe, Reprezen-tues i Përhershmëm i Zyrës së JICA për Ballkan, prezantoi aktivitetet JICA dhe ceku ” Këtë vit, ne festojmë 60 vjetorin e ODA-s- Zhvillimi i Asistencës Zyrtare Ja-poneze, e Qeverisë së Ja-ponisë, që vepron që nga viti 1954. Japonia si një nga donatorët kryesorë dhe JICA si agjenci zbatuese për ndihmë, do të vazhdojë të ofroi bash-këpunimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, me vizionin ” Gjithëpërfshirës dhe Zhvillim Dinamik”. Ne gjithashtu festuar 5 vjetorin e bashkëpunimit me Kosovën. Si mund të shihni, në seminarin e sotëm, JICA ka qenë e anga-zhuar në ndihma të ndryshme teknike dhe financiare, për popullin e Kosovës, me theks të veqant në stabilizimin e infra-strukturës sociale dhe ekonomike. Mbi të gjitha, qëllimi ynë është ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”.
z. Muhamed Bajrami, shef i Sektorit për Menaxhimin e mbeturi-nave në Komunën e Prizrenit, paraqiti zhvillimin e projektit të mbështetur nga JICA – Rritja e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave drejt materialeve – ciklit Shoqëria e shëndosh / Projekti për Përmirësimin e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta.

z. Murat Meha ,Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e falënderoi JICA për mbështetjen e Projektit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, projekti “Përgatitja e Hartave topografike të Kosovës për zbatimin e Planit Hapësinor të Kosovës.”
Znj Maya Ito, nga Ambasada e Japonisë, prezantoi pasqyrën e mbështetjes së Qeverisë japoneze, ne Republikën e Kosovës.

60 vjetori i ODA –s Japoneze
Asistenca Zyrtare Japaneze pe r Zhvillim, filloi pune n 60 vjet me pare, ne vitin 1954, kur Japonia u be pjese marre se ne Colombo Planin pe r Bashke punim Ekonomik dhe Zhvillimit Social ne Azi dhe ne Paqe sor, origjinal e pozicionuar si pjese pe r riparimin e shteteve qe kane dal nga lufta. ODA filloi te funksionoi si nje instrument I politike s se jashtme ne vitet 1960, veqanarisht ne Azi. Bumi ekonomik i Japonise solli nje rritje te madhe te shpenzimeve te ODA. Ne vitin 1998, ndihma e ofruar nga Japon-ia ishte me e larta ne bote .
ODA Japoneze, gjate viteve, ka be re , ne forma te forma te ndryshme, bash-ke punim teknik, kredi ne jen, ndihme pe r projekte dhe asistence vullnetare. Ne te gjitha format, ajo ka kontribuar ne me nyre te konsiderueshmente pe r-parimin e vendeve ne zhvillim.

24.01.2014, Konkurs – Foto per Sfidat e Mobilitetit ne Prishtine

JICA Alumni Asociacioni i Kosovës prezantoi rezultatet e Foto Konkursit, me temën e EST – Transporti i Qëndrueshëm Mjedisor, të kryesuar nga znj Elvida Pallaska, anëtare e JAAK dhe i implementuar nga EST – vullnetarëve të rinj. EST sjell përdorimin e transportit jo-motorizuar per te arritur mobilitetin e qëndrueshëm në Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i konkursit ka qene ngritja e vetëdijes tek studentët dhe banorët e Prishtinës, për të nxitur dhe mbështetur ankesat dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me temën e EST, e pasqyruar ne fotografitë e tyre të paraqitura, ku ipet mesazhi I tyre qe te punohet ne te ardhemen për nje jetën me të shëndetshme.
Nga 27 dhjetor 2013 deri 24 janar 2014, JAAK dhe EST – vullnetarëve të rinj, kane ftuar çdo entuziast te kesaj teme edhe profesionitet të dërgoj fotografitë lidhur me temën – Sfidat per Mobilitetin në Prishtinë. Gjithsejt ishin 40 fotografi, prej tyre janë përzgjedhë 15 më të mirat. Përzgjedhjen e fotografive e bëri komisioni, i përbërë nga:

  • Vlora Navakazi – Fakulteti Arkitektonik
  • Zana Mehmeti – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor
  • Albana Gjonbalaj – Fotografe

Fituesit janë njohtuar nga JAAK & EST – vullnetarët rinj:

  • Buhar Morina
  • Nitë Pallaska
  • Pëllumb Rexhepi
  • Vesta Sahatçu
  • Anda Gashi

Entuziastja e kulture s japoneze, Lisa Sahatciu, 11 vjeçe, recitoi nje recital ne gjuhe n japoneze: “Tale e Heike“ nje nga klasike t e me dhej te lete rsise mesjetare japoneze, te gjithe te pranishmit dhe personalitete japoneze e pe rcjellen ate me e ndje dhe ne fund me nje aplauz te madhe.

DOWNLOADO BROCHURËN