Aktivitete 2015

logo

Aktivitetet e JAAK në vitin 2015

23.11.2015, Workshop – Promovimi i Industrisë Lokale

Me datën 23 Nëntor 2015, në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi”) ne Gjakovë u mbajt seminari i përbashkët për shpalosjen e projekteve të zhvilluara gjatë trajnimit në Japoni (Trajnimi: Promovimi i Industrisë Lokale – Shtator/Tetor, 2015) nga Fleta Baraku (Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikolle Kazazi”) dhe Ermira Kusari (Shoqata Afariste e Gruas “SHE-ERA”). Pas fjalës së mirëseardhjes, përfaqësuesja e JICA-s, Znj. Kanako Terui foli rreth misionit të JICA-s në Kosovë dhe projektet në te cilat JICA ka implementuar në të kaluarën dhe është e perfshirë tani. Ermira dhe Fleta folën mbi projektet e punuara (projekte që më pas janë gërshetuar në një për të rritur bashkëpunimin në implementim) gjatë trajnimit si dhe pervojën e tyre në Japoni. Gjatë prezantimit u diskutua mbi rëndësinë e këshillimit dhe ndihmës nga ekspertë të ndryshëm nga GJNK, SHEERA dhe të tjerë për implementim sa më të suksesshëm të projektit.
Për të bërë seminarin më stimulus, pjesëmarrësit morrën pjesë në lojën “Marshmallow Challenge”, lojë që vë theks të vecantë mbi punën në grupe (dhe në të cilën morrën pjesë Fleta dhe Ermira në fillim të trajnimit në Japoni).

04.11.2015, Seminar – Trajnimi i Infermierëve për përdorimin e Pompave Infuzive

Me date 04 Nëntor 2015 në spitalin rajonal “Isa Grezda” Gjakovë është mbajtë Seminari – Trajnimi i Infermierëve për përdorimin e Pompave Infuzive. Organizimi i këtij seminari u organizua në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë nga inxhinier i Pajisjeve Mjekësore z. Driton Mulliqi – pjesmarrës në trajnimin e organizuar nga JICA në Japoni, në bashkëpunim me JICA Alumni Asociacionin e Kosovës, mbështetur nga Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Në seminar morrën pjesë 50 infermier/e, Drejtori i Shëndësisë, Drejtori i infermierisë, përfaqëuesja e JICA znj Arbërore Riza dhe z. Gëzim Xërxa dhe Neron Berisha nga JAAK.

Në pjesën e parë të prezantimit z. Mulliqi i prezantoi përvojat dhe njohuritë e fituara nga trajnimi në Japoni, në lidhje me servisimin e aparaturave të përdorura në shërbimet shëndetësore dhe në pjesën e dytë prezantoi Planin e Veprimit të punuar gjatë trajnimit – Trajnimi i infermierëve për perdorimin e pompave infusive, të cilat janë shumë të rëndësishme në trajtimin e pacientit.
Pas prezantimit z. Mulliqi tha – Pacienti është faktori kryesor pse eksizton spitali dhe të gjithë ne (doktorët, infermieret dhe stafi jo mjekesor) punojmë dhe kontribojmë për PACIENTIN. Në të gjitha spitalet që vizituam atje secili pacient e kishte nga një pompe infuzive për kokë. Çdo spital në Japoni pavarsisht numrit të pacientëve kishte nga 1000 pompa infuzive. Inxhinierët të cilët kanë mbajtë trajnimin në Japoni, na ndihmuan në përdorimin dhe servisimin e pompave infuzive.
Duke i parë gjithë këto dhe duke e ditur se jetojmë në shekullin XXI ne ende nuk i përdorim pompat infusive. Trajtimin e pacienteëve e bëjmë në mënyrë manuale. Ky është edhe qëllimi I këtij seminari që përvojen time për përdorimin e pompave infuzive të marrë në Japoni ta ndaje sot me ju dhe poashtu të filloi me zbatimin e Planit te Veprimit në Spitalin tonë “Isa Grezda”.

Ne pjesën e dytë të seminarit është bërë trajnimi i infermierëve në praktikë se si përdoren pompat infusive.

Ky seminar u përcjellë edhe nga televizioni lokal TV- Syri Vision.

27.07.2015, Dita e kulturës japoneze në Gjilan

Komuna e Gjilanit, në kuadër të javës së vendeve mike të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me JICA Alumni Asociacionin e Kosoves (JAAK) me mbwshtetjen e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), me 27 Korrik 2015 wshtw organizuan “Ditën e Kulturës Japoneze” me aktivitete kulturore e sportive.
I pranishëm në ngjarje ka qenë nënkryetari i komunws z. Rexhep Kadriu, përfaqësuesit e JAAK, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” si dhe qytetarë të interesuar.
“Në kuadër të ditëve të diasporës, Komuna e Gjilanit po organizon javën e vendeve mike të cilat e kanë ndihmuar Komunën tonë në forma të ndryshme. Me këtë rast e falënderoj JICA-n dhe JAAK, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Gjilanit dhe besojmë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Sot do të kemi aktivitetet e prezantime, derisa i kemi edhe përfaqësuesit nga shteti japonez të cilët do të demonstrojnë teknikat e tyre, sikurse e kemi edhe klubin e xhudos nga Gjilani. Ju uroj të kaloni mirë sot”, u shpreh me këtë rast nënkryetari z. Kadriu, i cili ka folur në emër të kryetarit z. Lutfi Haziri.

Kryetarja e shoqatës “JAAK”, znj.Nezakete Hakaj, e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mundësi që të promovohet tradita dhe kultura japoneze.

“E falënderoj Komunën e Gjilanit që e ka mundësuar që të promovohet tradita dhe kultura japoneze, shtet ky nga të parët që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i shoqatës sonë është që t’i shpërndajmë njohuritë që i kemi marrë në Japoni, t’i marrim eksperiencat dhe t’i zhvillojmë edhe më tej sikur shteti i zhvilluar i Japonisë në aspektin e industrisë, por edhe me një traditë dhe kulturë të lashtë”, u shpreh zonja Hakaj.

Në këtë ngjarje është demonstruar aktiviteti i xhudos nga klubi i xhudos “Gjilani”, poashtu është realizuar një program kulturo-artistikë, një ekspozitë me foto japoneze, e aktivitete tjera.

26.02.2015, Workshop – Edukimi për nxenesit e shkollave për ujë të freskët- Lumi Bistrica

Punetoria mbi vetedijsimin per mbrojtjen e Mjedisit- Uji i freskët lumi Bistrica, rajoni i fshatrave Bistricë, Cerajë, Koshtovë dhe komuna e Leposaviqit, u organizua në shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë, më 26 shkurt 2015, nga z. Xhelal Shabani, anëtar JAAK, nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit te Komunes se Mitrovicës.
Qëllimi i projektit ishte qe nxenesit të dinë rëndësinë e cilësisë së ujit të lumenjve, jo vetëm për bukurinë natyrore që ofron (nuk ka erë të keqe, njerëzit mund të notojne në lumë, etj), por edhe për shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë në to por edhe për shëndetin e njerëzve. Nëpërmjet nxënësve të dërgohet mesazhi tek mësuesit, familjet e tyre dhe komunitet, për rëndësinë e cilësisë së ujit, dhe për mësuesit qe të marrin iniciativa për aktivitete të tilla dhe për të zhvilluar kapacitetet e nxenesve, në mënyrë që të marrin veprime në lokalitetet dhe rajonet e tyre (nëpërmjet bashkepunimit mes qyqytetarëve) dhe të promovojë këtë ide.
Në fillim të punëtorisë, zoti Shabani në prezantimin e tij paraqiti historinë e arsimit në Japoni, si dhe social, kulturor dhe traditat në Japoni dhe për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Në fund u prezantua video- film me temë mbi natyrën, mjedisin e që pasqyron shëndetin tonë.
Pas prezantimit u hap diskutimi në lidhje me situatën aktuale te mjedisit në rajonin e tyre.
Të gjithë pjesëmarrësit treguan interesim të madh, për të organizuar leksione të ngjashme ne te ardhmen për nxënesit, mësuesit dhe komunitetin, për të ndarë përvojën e fituar nga kjo punëtori respektivisht përvojat japoneze.
Në fund për nxenesve iu shpërndanë pastel ngjyra për të vizatuar. Atyre u është dhënë detyrë tema si ata e perceptojnë natyrën dhe rëndësinë e mbrojtjes së ujit/ mjedisit.

12.02.2015, Seminar – Edukimi për nxenesit e shkollave për ujë të freskët- Lumi Bistrica

Hapjen e ketij seminari e beri znj Valbona Dushi nga MTI e cila përshëndeti të pranishmit dhe shpjegoim qëllimin e këtij seminari, ajo tha: ky prezantim i hartuar është një ndihmë per MTI për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori ku fokusi kryesor do të jete ne transformimin e ekonomisë, qe do të realizohet përmes masave përkatëse. Në fund ajo i dha fjalen Ministres se Ministrise se Tregtisë dhe Industrisë, znj Hykmete Bajrami, ajo përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shtoi: Ky dokument është një platformë e objektivave dhe masave për bashkëpunim me të gjithë aktorët e kësaj fushe. Kosova ka nevojë për bërjen e politikave krijuese. Mepastaj Z. Adnan Hoxha, Zyrtar i Lartë e Politikave Industriale dhe Projekteve / pjesëmarrës në trajnimin e JICA dhe anëtar i JAAK, bëri prezantimin mbi Konceptin e Politikes Industriale te Kosovës 2020. . Para se gjithash, ai e theksoi faktin qe pjesëmarrja e tij ne trajnimin shtate-javor ne Japoni, i fokusuar kryesisht ne Politiken Industriale, i kishte ndihmuar dukshëm në punën e tij. Më pastaj, ai shpjegoi fazat që ai dhe grupi ndërministror të cilin e ka udhëhequr, kane kaluar gjate përgatitjes se këtij Dokumenti. Ato faza janë: realizimi i disa studimeve ne nivel te sektorëve industrial dhe klastereve ne Kosove, dhe analiza e te dhënave relevante, ndjekur nga një dialogim intensiv me përfaqësuesit e sektorit privat.
Ne këtë Seminar kishte pjesëmarrës nga të gjithë akterët relevant ne zhvillimin industrial ne Kosove, pershfire, por jo vetëm, sektorin privat, donatoret relevant, institucionet jo-qeveritare dhe institucionet publike, etj.
z. Hoxha filloi prezantimin e tij duke sqaruar sfidat kryesore te zhvillimit industrial si Bruto Produkti Vendor (BPV) për kokë banori, ritëm i ngadaltë i rritjes ekonomike dhe varfëria, deficiti i thellë i llogarisë rrjedhëse, eksporti i ulët neto, Keq-alokimi i transferove rrjedhëse (remitencat), investimet e ulëta të drejtpërdrejta, nivel relativisht i lartë i papunësisë, pjesëmarrje e ulët në tregun e punës, dhe kosto dhe qasja në financa.

Pastaj, ai sqaroi shtyllat kryesore te KPIK-ut si: modernizimi i Industrisë, grupimeve ndërkombëtarisht konkurruese, zhvillim bujqësor dhe përdorimi efikas i burimeve natyrore, dhe mjedisi për zhvillimin e ndërmarrësisë.

Për më shumë, ne mënyrë qe te arrihen ato objektiva, këto ishin disa nga masat e prezantuara: ngritja e kapaciteteve financiare dhe përmirësimi i aftësive në MTI, KIESA, sektorin privat, akademi, sistemi arsimor (uljen e boshllëkut të aftësisë) dhe palët tjera relevante të përfshira në IP, krijimi i një sistemi koherent i zhvillimit të financave (institucion) në partneritet me sektorin privat dhe donatorët e jashtëm, duke mbuluar të gjitha fazat e zhvillimit të ndërmarrjeve që nuk shërbehen nga sektori privat, zhvillimi i grupimeve/inkubatorëve, me orientim në eksport, dhënia e granteve, kredive dhe/ose subvencioneve për zëvendësimin e teknologjisë ekzistuese të prodhimit, për automatizimin e proceseve industriale dhe të biznesit.

07.02.2015, Dita e Kulturës japoneze në Gjakovë

Dita e Kulturës japoneze ka qenë e organizuar në qytetin e Gjakovës me 7 shkurt 2015 nga JAAK në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, vullnetaret e të rinj te JAAK dhe shtetasit japonezë që punojnë në Kosovë, nën mbështetjen e JICA.
Dita Japonia ishte shpallur në faqen e internetit te JAAK, mediat kosovare dhe gjithashtu jane shpërndarë fletushka dhe flamujt e Kosoves dhe Japonise neper qytetin e Gjakovës.
Pjesa e parë e Ditës se Kultures Japoneze u mbajt në amfiteatrin e shkollës se Muzikes se Gjakovës. Ne kete dite morën pjesë mbi 100 njerëz.
Dita e Kultures Japoneze është organizuar për të promovuar kulturën dhe traditën japoneze.
Diten e Kultures Japoneze e hapi znj Mimoza Kurteshi.
Kjo ngjarje filloi me një këngë japoneze, të interpretuar nga kori i shkollës se muzikës, nën drejtimin e drejtorit të shkollës Z. Kastriot Sada

Znj. Kurteshi pastaj ia dha fjalën znj Nezakete Hakaj, Kryetare e JICA Alumni Asociacionit te Kosovës. Ajo falenderoi Kryetaren e Gjakovës, për mbështetjen e dhene, për të organizuar këtë ditë. Ajo tha “Qëllimi i takimit të sotëm është promovimi i diverzitetit kulturor japonez që do të na ofroj një horizont të ri, për tu njoftuar me kulturën dhe traditën e lashtë të popullit japonez, po gjithashtu të ofroi një gamë të gjërë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë jo vetëm në fushën e kulturës por edhe fusha të tjera.
Në emër të Komunës së Gjakovës fjalë ratsi ka dhënë znj. Arbnore Isniqi. Ajo falenderoi Qeverinë Japoneze për përkrahjen qe po i jep Kosovës, në fusha të ndryshme. Gjithashtu ajo falenderoi JAAK, për nismën për të organizuar Ditën e Kultures Japoneze në Gjakovë, si një qytet me histori dhe kulturë të vjetër. Fjale rasti dha edhe znj. Kanako Terui JICA ekspert / këshilltare e ODA, ajo foli për aktivitetet e JICA në Kosovë dhe pritjet nga JAAK, per aktivitetet e ardhshme.
Entuziastet e ri te kulturës japoneze, Lisa Sahatciu dhe Dora Tarani, të dyja 12 vjeçe, recituan në gjuhën japanese: Të gjithë të pranishëm, ishin të impresionuar me recitalet e tyre dhe e përcollen me një duartrokitje të madhe. Pas recitalit te nxënëseve, nxënësit nga shkolla fillore “Emin Duraku” te Gjakovës bënë interpretimin e një valleje. Në fund është prezantuar DVD – JICA Hyrje “Përvoja e Japonisë në Promovimin e 3R
Në seancën e pasdites, në hollin e shkollës se Musikes është përgatite:

  • Ekspozita me fotot e popullit japonez, natyra japoneze, ushqimit japonez dhe aktiviteteve te JICA-s në Kosovë
  • Demonstrim i “Origamit”, dhe u shërbyer ushqim tradicional japonez dhe kosovar

05.02.2015, 5 Vjetori i themelimit të JAAK

Takimi vjetor i JICA Alumni Asociacionit të Kosovës, për të festuar përvjetorin e 5të të themelimit të shoqatës, u mbajtë më 5 shkurt 2015 në Hotel Sirius, në Prishtinë. Takimi u ndoq nga z Tsuyoshi Kaw ahara, Drejtor i Informimit dhe Qendrës së Kulturës japoneze në Vjenë, znj Terui Kanako, JICA Ekspert / Këshilltare e ODA, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, institucionet e ndryshme të Kosovës, JAAK volonterët e rinjë, anëtarët e JAAK dhe ish pjesëmarrësit në trajnimet e JICA.
Znj Nezakete Hakaj, Kryetare e JICA Alumni Asociacionit të Kosovës (JAAK), në fjalën e saj hyrëse përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha- Asociacioni jonë është themeluar me kërkesë të pjesëmarrësve në trajnimet e organizuara nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA dhe të cilët dëshirojne të vazhdojnë kontaktet me Japoninë, të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, përmes aktiviteteve të ndryshme. Aktualisht JAAK ka 84 anëtarë.
Me rastin e këtij përvjetori, në emër të të gjithë pjesëmarrësve të trajnuar në Japoni, përfitoj nga rasti të falënderoi Qeverinë Japoneze dhe JICA që e kanë bërë të mundur, që një numër i madhë i zyrtarëve nga institucionet e Qeverisë dhe institucionet tjera të Republikes së Kosovës, të marrin pjesë në trajnime të fushave ndryshme, të cilat kane ndihmuar në ngritjen e vlerave, njohurive dhe ekspertizës sonë, të cilën po perpiqemi ta shfrytëzojme për zhvillimin e vendit tonë .JICA Alumni Asociacioni i Kosovës synon të arrijë objektivat përmes stimulimit të marrëdhënieve mes anëtarëve të vet, trajnerëve të JICA-s, duke mbështetur shkëmbimin kulturor dhe humanitar dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme profesionale, që përvojat e fituara të mos reflektohen vetëm në vendin tonë të punës, por edhe më gjërë në Kosovë.
Në emër të Zyrës së JICA në Kosovë , znj Terui Kanako i uroi JAAK 5 vjetorin dhe shtoi se, Zyra e JICA së Ballkanit është e lumtur për përpjekjet e vazhdueshme të JAAK për shpërndarjen e njohurive dhe përvojës së fituar nga programet e trajnimeve të JICA, në Kosovë. Më tej, znj Terui elaboroi bashkëpunimin midis JICA dhe institucioneve të Kosovës, duke thënë se; që nga viti 2009, JICA bashkëpunon me institucionet e ndryshme, në Kosovë për ndërtimin e qëndrueshëm të vendit,, me fokus primar në; 1) zhvillimin e infrastrukturës sociale dhe ekonomike drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, dhe 2) rritjen e kapaciteteve administrative dhe burimeve njerëzore. Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në trajnimet e JICA, duke thënë se pjesëmarrësit janë një nga pasuritë më të vlefshme. Njohuritë e fituara përmes trajnimeve, janë një burim i vlefshëm që mund të na ndihmojë në identifikimin e fushave të mëtejshme të bashkëpunimit dhe projekteve. Znj Terui Kanako, përfundoi fjalimin e sajë duke thënë se, JICA shikon përpara për të komunikuar në mënyrë aktive me JAAK, për bashkëpunim, në të ardhmen.
Z. Tsuyoshi Kawahara, Drejtor i Informimit dhe Qendrës së Kulturës Japoneze, në Vjenë falënderoi JAAK për ftesën e bërë. Ai vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se, kohët e rindërtimit pas konfliktit kanë kaluar dhe rritja ekonomike mund të vërehet në ditët e sotme. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në programet dhe trajnimet e JICA në Japoni, kanë kontribuar shumë në ndërtimin e Kosovës në fusha të ndryshme. Z. Kaë ahara theksoi se problemi më i madhë me të cilin Japonia po përballet sot, është rënia e numrit të lindjeve dhe popullsia po plaket, ndërsa Kosova, në anën tjetër, është një vend i fuqishëm me një popullatë jashtëzakonisht të re dhe shumë tërheqës për sytë japonez. Dikush mund të thotë se zhvillimi i ardhshëm i Kosovës do të sillet rreth edukimit dhe trajnimit të këtyre burimeve të njerëzve të rinj, tha z Kaë ahara. Në këtë kuptim, programet e trajnimit të JICA, që në mënyrë efektive përcjellin njohuritë dhe përvojën japoneze, janë shumë të rëndësishme.
Ai vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se aktivitetet e të gjithë juve do të përmbushin zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, kështu që shpresojmë se lidhjet tuaja me Japoninë do të bëhen edhe më të thella dhe Qeveria Japoneze do të vazhdojë të mbështesë stabilizimin e bazës ekonomike dhe sociale për hir të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të Kosovës, sipas nevojave të vendit.
Në përfundim, z.Kaë ahara, me gjithë zemër e falënderoi zonjën Hakaj për planifikimin dhe organizimin e kësaj ceremonie të JICA Alumni Asociacionit dhe theksoi, se shpreson se ky takim do të forcojë rrjetin e ish pjesëmarrësve të trajnimeve të JICA dhe do të frymëzojë për ide të freskëta dhe të aktivizoj miqësinë ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.
Performanca nga Z. Valton Beqiri, kompozitor/piano dhe Z. Liridon Sadriu, Tenor i Kosovës;
Pjesët:

  • “Asaman” këngë tradicionale shqiptare
  • “Torna a Surreinto”, e kompozitorit E. De Curtis

Pasë performances Z. Driton Blakçori, anëtar I bordit të JAAK, prezantoi aktivitetet 5 vjeqare të JAAK.

  • Bashkëpunimi me institucione të ndryshme të Kosovës
  • Ministri të ndryshme
  • Univerzitete të Kosovës
  • Komuna
  • Zyra e JICA
  • Zyra Ndërlidhëse e Qeverisë Japoneze
  • Shkollat, etj
  • Jaak Vullnetarët e rinjë

Në gjuhën japoneze recituan dy entuziaste të reja të gjuhës japoneze; Liza Sahatçiu, nxënëse Dora Tarani, nxënëse– të dyjat 12 vjeqare.

23.01.2015, Seminar – Promovimi i teknologjisë për shfrytëzimin e biomasës

Seminari mbi shkëmbimin e përvojave të fituara gjatë trajnimit të mbajtur në Japoni, është organizuar në ndërtesën e Qeverisë , ish “Rilindja”, më 23 janar 2015, nga Dr.sc. Violeta Lajqi Makolli dhe Znj Nezakete Hakaj.
Qëllimi i këtij seminari ka qenë përcjellja e përvojës së fituar në trajnimin e JICA në Japoni, në lidhje me Promovimi i teknologjisë për shfrytëzimin e biomasës.
Znj Nezakete Hakaj, kryetare e JAAK dhe Udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit -MMPH, hapi seminarin. Ajo prezantoi aktivitetet e JAAK dhe falënderoj për ndihmën që Qeveria Japoneze e ofron në forma të ndryshme të mbështetjes, ku përfshihet edhe fusha e mbrojtjes së mjedisit, shfrytëzimi biomases, etj Ajo theksoi rëndësinë e çështjeve mjedisore dhe rëndësinë për angazhim në këtë fushë. Znj Arberore Riza, TC, JICA në Kosovë, informoi pjesëmarrësit për misionin e JICA-së në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë japoneze, institucioneve të Kosovës dhe theksoi se JICA dhe Qeveria japoneze do të forcojë bashkëpunimin me Kosovën.
Në seminar morën pjesë përfaqësues të zyrës së JICA në Kosovë, anëtarët e JAAK, ish-pjesëmarrësit, në trajnime, në Japoni, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universitetit të Prishtinës.
Dr.sc. Violeta Lajqi Makolli nga MMPH, prezantoi një pasqyrë të trajnimit të JICA dhe kulturës japoneze, gjithashtu falënderoj për mundësinë që iu dha për të marrë pjesë në trajnimin në Japoni. Ajo e prezantoi përvojën e fituar nga trajnimi për Promovimin e teknologjisë për shfrytëzimin e biomasës në Japoni, vizitat në Higashihiroshima, në qytetin Kochi, Bashkia Maniva, etj Ajo dha një prezantim të shkurtër dhe të qartë me foto, për llogaritjet, shembuj, të cilë t janë të rëndësishëm dhe interesant, në lidhje me burimet e ripërtritshme të energjisë, duke përdor dhe shfrytëzimin e biomasës, që zgjoi interesimin e pjesëmarrësve.
Pas prezantimit të bërë, u hapur diskutimi: Pas pyetjeve të shumta pjesëmarrësit propozuan që të vazhdohet me mbajtjen e seminareve apo punëtorive të tjera, në lidhje me këtë temë dhe gjithashtu të mbahen ligjërata në universitete të Kosovës, për të iformuar edhe studentët me eksperiencat japoneze, në lidhje me burimet dhe shfrytëzimin e biomasës. Së fundi, u propozuan konkluzionet

Konkluzat
Shfrytëzimi dhe përdorimi i biomasës si burim i energjisë së rinovueshme me ndikim në:

  • Zvogëlimi i ndotjes së mjedisit
  • Zëvendësimi i burimeve të energjisë fosile me burime të biomasës
  • Zvogëlimi CO2, qe ndikon në ndryshimet klimatike