Aktivitete 2016

logo

Events of JAAK in 2016

08.12.2016, Seminar – Takimi vjetor rajonal JICA ALUMNI-ve, Beograd

Takimi rajonal i JICA Alumnive të Ballkanit u mbajt më 8-9 dhjetor 2016, në Beograd, i organizua nga Zyra e JICA se Ballkanit.

Pjesëmarrësit: Personeli i Zyrës së Ballkanit JICA, JICA Alumni Presidentët dhe anëtarët e bordit nga rajoni, koordinatorët teknikë nga AL, BH, KS, MK, SR, MN.
Nga Alumni i Kosovës morrën pjesë; znj. Nezakete Hakaj, z Driton Blakqori dhe z. Xhelal Gashi nga zyra e JICA-s në Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte informimi për ndryshimet e reja për rregullat e JICA-s dhe për ndarjen e përvojave ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe pjesëmarrësve të rinj të trajnimit JICA iu shpjeguan përvojat e tyre dhe poashtu për planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të planifikuara.

Pas hapjes, z. Abe Toshiya, përfaqësues rezident i Zyrës së Ballkanit JICA i njoftoi pjesëmarrësit me rregullat e reja të JICA-së përalumnit.
JAAK bëri një prezantim ku u paraqitën aktivitetet e tyre dhe planet e ardhshme. Gjithashtu anëtarët nga Alumni i Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Maqedonia dhe Serbia, bëri një prezantim për përfitimin e aktiviteteve të mbajtura.

Në fund të takimit ishte diskutimi lidhur me rregullat e reja dhe për më shumë efektivitet në realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Vizitë studimore – Projekti i pë rbashkë t “Potencialet e Eko turizmit Kosovë – Mali i Zi.

05.03.2016, Seminar – Marketingu i destinacioneve të turizmit dhe bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe privat

Seminari “Marketingu i destinacioneve të turizmit dhe bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe privat” u mbajt më datën 05.03.2016 në Junik. Ky organizim u realizua nga znj. Zana Hoxha, në emër të Shoqatës JICA Alumni Asociacioni i Kosovës (JAAK), Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, me mbështetjen e Agjencisë Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Përveq seminarit, pjesmarësit në tranjim kishin mundesi të vizitojnë lokalitetin arkeologjik Ulpiana dhe fshatin Dranoc ku u diskutua për potencialet e trashëgimisë kulturore në zhvillimin e Turizmit.
Prezantimi u realizua në Konakun e Ramë Mazrekaj në Junik, kullë kjo e transformuar në restauran dhe bujtinë. Prezantimi përbëhej prej katër pjesëve, arritjes, ligjeratat, vizitat dhe plani i veprimit pas trajnimit. Pas prezantimit u diskutua lidhur me mundësinë e realizimit të planit të veprimit.

04.03.2016, Workshop – Increasing of education and awareness in the primary school “Hasan Prishtina”

regarding recycling and the role and importance in environmental protection

JICA Alumni Association of Kosovo in cooperation with MESP and in coordination with Primary School “Hasan Prishtina”, on 4 March 2016 organized the workshop by Mr. Mrasor Zymer Head of Division for Education and Awareness on Environment – member of JAAK and Mr. Bajram Kadriu, Senior officer for Education and Awareness.
The workshop participated 60 school pupils and teaching staff of this school.
The purpose of this workshop was to increase the awareness by pupils, to understand 3 R – Reduce- Reuse and Recycle.
In the beginning from Mr. Zymer Mrasori, students were informed about the activities of JAAK lecture was continued with the presentation about the importance of good waste management as well as the importance for reuse, reducing and recycling of the waste. Lecture was continued with presentation of three short film on this thematic. This topic aroused great interest among students, which followed with number of questions which did pupils.
At the end of the program to pupils were given; paper and old newspapers, plastic paper, cardboard egg, sealants and paints, since their creativity to create different works Reusing old letter. During this session they were done mainly handicrafts various decorations.

02.03.2016, Seminar – Edukimi Mjedisor

Nen qellimin e edukimit mjedisor per studentet e Fakultetit te edukimit, anetaret e JAAK , zyrtare te Ministrise se Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ne Universitetin e Gjakoves “Fehmi Agani” /Fakultetin e Edukimit, me 2 Mars 2016, nga Znj. Nezakete Hakaj, Znj. Elvida Pallaska dhe Znj. Fatlije Buza u dhanë ligjerata lidhur me temat: Rëndësia e Edukimit Mjedisor, Zhvillimi i qendrueshem dhe mbi Ndikimin e ujrave te zeza dhe menaxhimin e mbeturinave, te cilat u mbajten
Ky seminar u hap nga znj. Mimoza Dushi, prorektore e Univerzitetit në fjalë, e cila iu faleminderua JAAK dhe Qeverisë Japoneze për mbështetjen e dhënë dhe mundësinë që edhe studentët e këtij fakulteti të njoftohen me të arriturat në Japoni në lidhje edukimin Mjedisor. Në këto ligjerata morrën pjesë mbi 80 studenta dhe profesor të këtij fakulteti.dhe anetar te JAAK.

16.02.2016, Workshop – Ujërat të zeza, praktikat nga Japonia

Ruajtja e mjedisit aktualisht është bërë problem jo vetëm në planin e ekspertëve shkencor, por tashmë është pjesë e diskutimeve shumë serioze edhe në planin politik në shumicën e shteteve të botës. Në këtë kontekst edhe Kosova po përpiqet t’i kushtojë rëndësinë e duhur çështjes së ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.
Gjendja e ujerave te zeza ne Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm dhe ka nevoje për më shumë punë dhe investime. Ujerat e zeza janë një nga ndotësit kryesore të mjedisit, prandaj ato duhet të trajtohen në mënyrë te rregullt, prandaj Kosova përpiqet që përmes bashkëpunimeve institucionale dhe bashkëpunimeve me donatorët e jashtëm të fillojë me trajtimin e ujërave të zeza.

Kontribut të konsiderueshëm në sektorin e ujit dhe ujërave të zeza ka dhënë edhe Qeveria e Republikës se Kosovës si dhe donatorët e ndryshëm të cilët kanë realizuar investime të shumta dhe po vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Ndër donatorët serioz të cilët kanë ndihmuar në fusha të ndryshme shtetin e Kosovës, e që vazhdojnë akoma ta bëjnë këtë, është edhe shteti Japonez i cili ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në trajnimin e stafit profesional në lëmin e trajtimit të ujërave të zeza.
Për të shpërndarë njohuritë e fituara, grupi i personave të trajnuar në Japoni me ndihmesë të JICA, me datë 16 Shkurt 2016 kanë organizuar Seminarin e trajtimit të ujërave të zeza – Praktikat nga Japonia.. Seminari është mbajtur në Prishtinë, Hotel Sirius .

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të: MZHE, MMPH, ZRRUK, KNMU, KRU “Prishtina”, KRU “Hidroregjioni-Jugor”, KRU “Hidrodrini”, KRU “Mitrovica”, KRU “Radoniqi”, KRU “Bifurkacioni”, KRU “Hidromorava”, SHUKOS, PRU, gjithsejt 60 persona.
Fjalimi përshëndetës nga Kanako Terui, para fillimit të seminarit të trajtimit të ujërave të zeza, të organizuar në Prishtinë.
Nga MZHE, z. Shahe Kukaj-Krasniqi me nje fjale rasti përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit në seminarin e trajtimit të ujërave të zeza dhe beri prezantimin rreth ujërave të zeza.

Seminari vazhdoi me prezentimet e dhena nga; Znj. Dafina Deva, ku elaboroi praktikat japoneze të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit; Z. Skender Ramadani gjatë prezantimit të tij mbi trajtimin e ujërave të zeza në zonën e KRU “Hidromorava”; Z. Vehbi Duraku duke elaboruar punimin mbi vlerësimin tarifave uniforme në nivel pellgu; Prezantime dhane edhe : Z. Ilir Abdullahu , Z. Lumni Sallahu , Z. Lulzim Paçarizi , Z. Valdet Syla , Z. Agron Dreshaj dhe Z. Ilir Abdullahu.
Prezantime dhane edhe : Z. Ilir Abdullahu , Z. Lumni Sallahu , Z. Lulzim Paçarizi , Z. Valdet Syla , Z. Agron Dreshaj dhe Z. Ilir Abdullahu.
Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve të pranishmit në sallë patën rastin të diskutojnë për së afërmi rreth përvojave të fituara nga trajnimi në Japoni si dhe u bënë diskutime të ndryshme rreth sfidave që e presin sektorin e ujit dhe ujërave të zeza në Kosovë.

31.01.2016, Dita e Kulturës japoneze ne Mitrovicë

Më 31 janar 2016, në Qendrën e Kulturës së qytetit të Mitrovicës, u organizua Dita e Kulturës Japoneze. Dita e Kulturës Japoneze ishte shpallur në webfaqen e JAAK, mediat e Mitrovicës dhe gjithashtu nga fletushkat të cilat janë shpërndarë nëpër qytet nga nxënësit e shkollës së mesme të Mitrovicës.
Dita e Kulturës Jpaoneze është organizuar nga JAAK në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, nën mbështetjen e JICA.
Kjo ngjarje kulturore u organizuar për të promovuar kulturën dhe traditën japoneze.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:

  • Kultura japoneze, njoftimi
  • Informimi mbi aktivitetet e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Dita e Kulturës Japoneze u hap me një këngë të mrekullueshme japoneze e cila është interpretuar nga nxënësit e shkollës së Muzikës, së Mitrovicës “Tefta Tashko”
Pas kësaj znj. Nezaket Hakaj, Presidente e JAAK, mbajti një fjalë përshëndetëse. Ajo falëmnderoi Kryetarin e Komunës së Mitrovicës për mbështetje, për organizimin e këtij evenimenti. Ajo tha; “Qëllimi i takimit të sotëm është që të promovojmë diversitetin e kulturës japoneze që do të na ofrojë një horizont të ri për tu njoftuar me kulturën japoneze dhe traditën e lashtë dhe për të prezentuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, jo vetëm në kulturë por edhe në fusha të tjera.
Fjalë përshëndetëse u dha edhe nga Zëvendës Kryetari i Komunës z. Safet Kamberi. Ai shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e Japonisë, për mbështetjen që i ka dhënë qytetit që nga viti 1999 dhe vazhdon edhe sot. Ai i dëshiroi të gjithë pjesëmarrësve një ditë të këndëshme, me prezantime të kulturës japoneze këtu në ambientet e Qendrës së Kulturës.
Një fjalë përshëndetëse u dha edhe nga z. Tomoyuki Tatsumi, Këshilltar i JICA për Formulimin e Projekteve nga zyra e JICA të Ballkanit. Ai faleminderoi JAAK dhe Komunën e Mitrovicës për organizimin e kësaj ngjarje dhe i dha kompliment nxënësve, për interpretimin shumë të mirë të këngës japoneze. Ai foli për aktivitetet e JICA në Kosovë dhe pritjet e aktiviteteve JAAK në të ardhëmen.
Entuziastja e re e kulturës japoneze, Lisa Sahatciu, recitoi një vjershë në gjuhën japoneze: “Tale e Heike”, një nga klasikët e mëdhenj të letërsisë japoneze. Të gjithë të pranishëm, ishin të impresionuar me recital të kësaj nxënëse dhe u përcoll me një duartrokitje të madhe.
Në fund u prezantua DVD – JICA Hyrje “Përvoja e Japonisë në parandalimin e ndotjes industriale”.
Programi vazhdoi me interpretimin e një valle tradicionale të Kosovës nga ana e ansamblit të “Këngëve dhe Valleve të Mitrovicës”
Pjesa e dytë është organizuar në Galerinë e Qendrës së Kulturës ku popullata kishte mundësinë të sheh ekspozitën me fotografi nga Japonia dhe kulturës japoneze si demonstrimi i “kaligrafisë”, i cili u demonstrua nga z Yusuke Hara dhe znj.Megumi Tominaga dhe demonstrimit të “Origamit”, nga z.FumihikoTominaga.

19.01.2016, Seminar – Menaxhimi i Politikave Sigurisë Ushqimore

Vendi: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Në seminar morrën pjesë; Ministri i Shëndetësisë, z. Imet Rrahmani; Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, z. Naser Ramadani, OBSH Zyra Vendi, Shefi i Zyrës në, Z. Skënder Syla; Kryetarja e JAAK, znj Nezaket Hakaj JICA, TC, Arberore Riza; Zyrtar të shëndetësisë; gjithsej: 50 pjesëmarrës;
Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, z. Naser Ramadani, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Qeverinë japoneze dhe JICA për ndihmën e dhënë në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve në Kosovë, në veçanti për trajnimin e z. Ergyl Vince. z. Ramadani më tej theksoi se se Seminari u organizua në një kohë kur siguria e ushqimit është një temë aktuale në botën e sotme, ndërsa qëllimi është që të njohim sfidat aktuale dhe për të përcaktuar hapat që do të rrisin sigurinë e ushqimit në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Z. Imet Rrahmani falënderoi JICA për mbështetjen e dhënë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë për disa vite me radhë dhe vazhdon edhe tani. Ai gjithashtu theksoi se IKSHP është i rëndësishëm në zbatimin e politikave shëndetësore dhe është e nevojshme ngritja e kapaciteteve njerëzore, që do të ndikojë në përmirësimin e mbrojtjes së shëndetit publik.
Znj. Nezakete Hakaj, Kryetare e JAAK dha një pasqyrë mbi aktivitetet e JAAK. dhe tha; JAAK është asociacion i themeluar nga personat te cilët kane marre pjese ne trajnime për fusha te ndryshme ne Japoni, me mbështetjen e JICA. Qëllimi i kësaj shoqate është shpërndarja e njohurive te fituara nga trajnimet e mbajtura ne Japoni. Në vazhdim ajo tha se qysh ne vitin 1945 Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve te Bashkuara shënoi Ditën Boterore të Ushqimit, qëllimi i kësaj organizate është ngritja e vetëdijes për problemet botërore të ushqimit, për të forcuar solidaritetin në luftën kundër urisë , kequshqyerjes dhe te varfërisë. Në tridhjetë vitet e fundit apo edhe më shumë, në debate të shumta bëhen thirrje për veprim dhe sugjerime për mënyrat e adresimit të problemit të ushqimit në botë. Kështu Çështa e sigurisë së ushqimit është senzibilizuar përmes aktiviteteve të ndryshme, duke reflektuar zhvillimet shkencore dhe përparimet teknologjike , veçanërisht në njohuritë per ushqimin dhe sigurisë të tij, si ne nivel global ashtu edhe ne nivel vendor, me një qëllim të përbashkët për ruajtjen e shëndetit të popullatës. Ky seminar me temën “Siguria e Ushqimit, Hartimi i Politikave dhe Menaxhimi ” është edhe nje hap per zhvillimet e reja ne drejtim të sigurimit të ushqimit. znj. Hakaj në fjalën përmbyllëse tha; Së bashku ne mund të krijojmë ndryshime të mëdha sociale dhe ta bëjmë që ushqimi i pasigurt, kequshqyerja dhe uria të jene në Kosovë një histori
Nga zyra e JICA për Kosovë, znj. Arbërore Riza paraqiti prioritetet e JICA në Kosovë, e që janë ato sociale dhe stabilizimi ekonomik, duke përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore dhe mjedisin. Gjerë më tani janë zhvilluar projektet; Përmirësimin e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta – me Grantin ku janë dhënë 43 kamionë për grumbullim të mbeturinave; Projekti për Përmirësimin e Instrumenteve muzikore të orkestrit të Filarmonisë së Kosovës – Grant: instrumentet të reja nga Japonia me vlerë 576,000 euro. Si dhe në vazhdimësi janë projektet për Zhvillimin e Kapaciteteve të RTK- së, si dhe një project për Kontrollin e Ajrit; dhe Bashkëpunimi teknik dhe trajnimet e JICA per zyrtaret Kosovar vazhdojne edhe me tutje.
z. Ergyl Bince dha një prezantim për ” Siguria e Ushqimit, Krijimi i Politikave dhe Menaxhimit”. Në fillim të prezantimit ai dha një pasqyrë të përgjithëshme rreth gjendjes së sigurisë së ushqimit në Kosovë: Rreth 70% të nevojave të Kosovës për produktet bujqësore janë të mbuluara nga importet; Për Siguri të ushqimit Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës ka 27 Inspektorë të veterinës; 30 fito sanitare dhe 13 sanitar, do të thot që për 100.000 banor janë 3.65. Nga statistikat e marra gjatë vitit 2014 nga ushqimi janë helmuar 684 persona ndërsa në gusht 2015 nga ushqimi janë helmuar 275 persona
Politikat e Sigurisë së Ushqimit janë kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës.
Për një siguri më të madhe të ushqimit është e nevojshme rritja e numrit të punëtorëve, buxhet më të madhë dhe ngritje të kapaciteteve njerëzore.